Home KRYESORE Video/ Protesta, dalin pamjet kur gazetari u qëllua me shkop gome nga...

Video/ Protesta, dalin pamjet kur gazetari u qëllua me shkop gome nga sampisti

A u qëllua apo jo gazetari Bledi Kasmi nga policia ditën e sotme gjatë protestës? Pamjet e mëposhtme nuk lënë asnjë dyshim që Kasmi u qëllua nga policia. Siç shikohet edhe në video, një polic është shkëputur nga radhët dhe ka qëlluar me shkop gome mbi kokën e gazetarit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ka marrë 10 të qepura në kokë. Çka hedh poshtë edhe versionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, që Kasmi nuk është qëlluar me shkop gome./opinion.al

Share: