Home KRYESORE Vjen dosja nga Greqia/ A u takua Saimir Tahiri me Artan Habilajn...

Vjen dosja nga Greqia/ A u takua Saimir Tahiri me Artan Habilajn në Korfuz

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot ‘arrest shtëpie’ për Saimir Tahirin pas kërkesës së Prokurorisë e cila ka administruar prova të reja nga Greqia dhe Italia.

Gazetari i “Shqiptarja.com”, Elton Qyno zbuloi se një nga të dhënat e mbërritura nga autoritetet greke është ajo e një takimi të pretenduar mes Saimir Tahiri dhe Artan Habilajt, vëllai i Moisi Habilajt i arrestuar në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Besohet në zonën e Korfuzit, në një hotel, Saimir Tahiri ka takuar Artan Habilajn. Autoritetet greke kanë kthyer përgjigje te Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me këtë kërkesë, por ende nuk ka të dhëna të plota për këtë takim.

Artan Habilaj së bashku me Moisi Habilajn dyshohen si kokat e një rrjeti të fuqishëm trafiku droge nga Shqipëria drejt Italisë, aktivitet të cilin ata e kanë zhvilluar për vite me radhë.

Ndërsa nga Italia janë administruar përgjime të reja të grupit “Habilaj” ku përmendet emri i Saimir Tahirit si pjesë e grupit të trafikut të kanabisit, si dhe funksioni i tij si titullar në qeveri, por megjithatë provat ndaj ish-ministrit nuk janë ende të drejtpërdrejta./Lapsi.al

Share: