Home KRYESORE Voltana Ademi e lumtur per studentet e konkursit “Pjetër Gaci”

Voltana Ademi e lumtur per studentet e konkursit “Pjetër Gaci”

Nga Voltana Ademi

Për herë të parë në të gjithë ecurinë e konkursit “Pjetër Gaci”, finalistët e këtij viti kanë përfituar mbështetje konkrete për karrierat e tyre. Për fituesit janë siguruar bursa studimi dhe unë jam shumë e kenaqur për këtë.

Dua t’i uroj suksese, pianistit Joel Kakusi qe do të jetë pjesë e Akademisë së Perfeksionimit të Lartë Piannistik në Imola të Italisë; Instrumentistes në violë Sonila Dungaj që në sajë të mbështetjes do të ketë privilegjin të jetë studente e muzikantit të njohur Bruno Guirana po në Itali.

Suksese nga zemra fituesit të Çmimit “Pjetër Gaci”, violonçelistit Klaudio Zoto qe do të jetë student i Antonio Meneses, fitues i çmimit “Tchaikovsky”.

Fituesit e tjerë Alessia Merepeza (kanto), Rudolf Boha (klarinetë) dhe Dejon Bendaj (violinë) do të kenë mundësi të mbështetën në studime të thelluara sipas vetë përzgjedhjes që ata do të bëjnë gjatë këtij viti.

Suksese të gjithëve ju! Ndjehem krenare për rezultatet tuaja, por edhe për vlerën që i dhatë këtë vit konkursit ndërkombëtar “Pjetër Gaci” që qyteti i Shkodrës organizon.

Share: