Home KRYESORE Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut me përulje për takimin

Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut me përulje për takimin

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut “lut” që samiti i tyre të riprogramohet pasi presidenti amerikan ta anulojë atë.

Këto deklarata Giuliani i bëri gjatë një konference shtypi në Izrael, ku ndër të tjera theksoi e ishte pikërisht qëndrimi i ashpër i presidentit Trump, që detyroi Penianin të “shtrijë dorën”.

Vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës anuloi takimin me Kim Jong-un në muajin maj, duke akuzuar Korenë e Veriut për “zemërimin në rritje dhe armiqësi të hapur me fqinjët”.

Por vetëm pak ditë më parë, pas rinegocimit me Penianin, është rihapur edhe njëherë shpresa për t’u mbajtur takimi më 12 Qershor, gjithmonë nëse nuk do të ketë surpriza të tjera.

“E pra, Kim Jong-un u kthye i përulur dhe u lut për mbajtjen e takimit. Ky është pikërisht pozicioni ku Amerika dëshironte ta fuste atë”, deklaroi Rudy Giuliani.

Share: