Home KRYESORE Gjirokastër, arrestohet i riu me 5 emigrantë të paligjshëm pakistanezë

Gjirokastër, arrestohet i riu me 5 emigrantë të paligjshëm pakistanezë

Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 21 vjeçarin Enea Mevlani për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Policia thotë se “me datë 12.06.2018, pas informacioneve të marra në rrugë operative ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani”.

Fillimisht i riu ka kundështuar urdhrin e punonjësve të policisë për të ndaluar por më pas është kapur nga shërbimet e Policisë pranë DVP Gjirokastër.

Share: