Home KRYESORE Italia i mbyll portet anijes me emigrantë, Salvini: Qëndroni ku jeni, mos...

Italia i mbyll portet anijes me emigrantë, Salvini: Qëndroni ku jeni, mos u afroni!

Një anije shpëtimi që ka sjell me vete 629 emigrantë, është bllokuar në Mesdhe pasi Ministri i ri i Brendshëm i Italisë ka refuzuar t’i japë lejen për të zbarkuar. Mateo Salvini, liderii Ligës së krahut të djathtë, tha se Malta duhet ta pranonte “Aquarius”-in, por iu refuzua. Malta tha se organizata bamirëse gjermane SOS i kap emigrantët në ujërat libiane, që do të thotë se ata bien në juridiksionin e Italisë.

Italia është hyrja kryesore për emigrantët që kalojnë nga Afrika e Veriut në Evropë. Liga u premtoi votuesve gjatë zgjedhjeve të fundit të përgjithshme se do të mbante një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit.

“SOS Mediterranee”, që e mbikqyr “Aquarius”-in, tha se anija ishte udhëzuar nga Qëndra e Kordinimit Detar Italian të qëndronte në pozicionin ku ndodhej, 35 milje detare larg nga Italia dhe 27 milje detare larg nga Malta. Mësohet se emigrantët janë mbledhur nga 6 operacione të ndryshme shpëtimit tej brigjeve të Libisë.

“Objektivi ynë është zbarkimi në një port të sigurtë të 629 personave që ndodhen në bordin e Aquarius-it. Disa u shpëtuan dje në kushte të vështira,” tha zëdhënësja e organizatës bamirëse Mathilde Auvillain për Reuters.

Agjensia për Refugjatët e OKB-së në Itali i ka bërë thirrje “shteteve dhe aktorëve të përfshirë”, të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për të lejuar emigrantët të zbresin sa më shpejt dhe të sigurtë nga anija.

360grade.al

Share: