Laura Bush: Politika e Trump për ndarjen e fëmijëve emigrant nga familjet, mizore, imorale

    Ish Zonja e Parë e SHBA, Laura Bush, ka dënuar politikat e diskutueshme që ndan familjet që hyjnë ilegalisht në vend.

    Duke shkruar në Washington Post, ajo përshkruan ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre si mizore, imorale dhe zemër ngushtë.

    Komentet e saj ndjekin polemika në rritje rreth politikës së imigracionit “zero tolerancë” të presidentit Donald Trump. Më parë Melania Trump bëri një deklaratë të rrallë duke shprehur shqetësim.

    Znj Trump “urren të shoh fëmijët e ndarë nga familjet e tyre”, tha zëdhënësja e saj.

    Në një periudhë gjashtë javore, rreth 2000 familje u ndanë pasi u kapën në vendkalimet kufitare të paligjshme.

    Të rriturit që përpiqen të kalojnë kufirin jashtë pikave zyrtare të hyrjes – shumë planifikojnë të kërkojnë azil – janë vendosur në paraburgim dhe përballen me ndjekje penale për hyrje të paligjshme.

    Si pasojë qindra fëmijë dhe foshnja tani po strehohen në qendrat e paraburgimit, duke përfshirë magazinat e supermarketeve dhe mbahen larg prindërve të tyre. Kritikët e kanë dënuar veprimin si të pashembullt, raporton BBC

    Çfarë është thënë?

    Laura Bush, gruaja e ish-presidentit republikan Xhorxh W. Bush, nisi një sulm të hapur ndaj kësaj politike:

    “Kjo politikë e tolerancës zero është mizore, është e pamoralshme dhe e thyen zemrën time”, shkruante ajo në Washington Post.

    “Qeveria jonë nuk duhet të jetë në biznesin e magazinimit të fëmijëve në depot e dyqaneve ose të bëjë plane për t’i vendosur nëpër tenda në shkretëtirë”.

    “Këto imazhe janë të ngjashme me kampet japonezo – amerikane të internimit të Luftës së Dytë Botërore, që tani konsiderohen të jenë një nga episodet më të turpshme në historinë amerikane”, shtoi ajo.

    Më herët zonja Trump tha se ajo “urren të shohë fëmijët e ndarë nga familjet e tyre dhe shpreson që të dy anët (republikanët dhe demokratët në Kongres) të mund të vijnë së bashku për të arritur reforma të suksesshme të emigracionit”.

    “Ne duhet të jemi një vend që ndjek të gjitha ligjet, por edhe një vend që qeveris me zemër”, shtoi ajo në deklaratën e saj.

    Kush duhet fajsuar?

    Në një postim në Twiter të shtunën Trump i kërkoi demokratëve të punonin me republikanët për të krijuar legjislacion të ri.

    Megjithatë, kritikët kanë vënë në dukje se mbajtja e fëmijëve veçmas nga prindërit e tyre ishte një politikë e njoftuar nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions muajin e kaluar.

    Ndryshimi i rëndësishëm, thonë analistët, është vendimi i departamentit të drejtësisë për të ndjekur penalisht prindërit për shkelje të kalimit kufitar. Fëmijët, megjithatë, nuk akuzohen për një krim, që do të thotë se ata nuk mund të burgosen së bashku.

    “Ata e quajnë zero tolerancë, por një emër më i mirë për të është zero-njerëzim. Dhe kjo nuk është logjike,” thotë Senatori Demokrat Jeff Merkley nga Oregoni, i cili organizoi vizitën.

    “Ajo që pamë është kjo depo e madhe e cila ishte një super qendër për Walmart më parë, tani është një qendër super paraburgimi, që mban gati 1,500 fëmijë brenda”.

    “Ka mure që janë ndërtuar e që shkojnë deri në tavan, korridore të gjata, sepse keni nevojë për shumë dhoma gjumi dhe ata kanë dhe një hapësirë ​​të përbashkët,” shtoi ai.

    Cfarë do të bëhet tani?

    Ndërkohë, zyrtarët njoftuan planet për të ngritur qytete tendë që do të mbajnë qindra fëmijë në shkretëtirën e Teksasit ku temperaturat rregullisht arrijnë 40C.

    Ligjvënësi lokal Jose Rodriguez e përshkroi planin si “tërësisht çnjerëzor” dhe “të egër”, duke shtuar: “Duhet të dënohet nga kushdo që ka një ndjenjë morale përgjegjësie”.

    Protestuesit marshuan në Tornillo, Texas, të dielën ku qindra fëmijë u mbajtën veçmas nga prindërit e tyre. Ata këndonin në korr. FAMILJE TĒ BASHKUARA! dhe LIRONI FËMIJËT TANË!

    A po funksionon kjo politikë?

    Numri i familjeve që përpiqen të hyjnë në territorin e SHBA pa dokumentacion është në rritje. Zonja Sessions e ka pranuar këtë, duke komentuar muajin e kaluar se tendencat aktuale të emigracionit “duhet të përfundojnë”.

    Në dy javët e para të politikë së re “zero tolerancë”, 658 të mitur, duke përfshirë shumë fëmijë dhe të vegjël, ishin të ndarë nga të rriturit që udhëtonin me ta, sipas zyrtarëve të kufirit amerikan.

    Në shumë raste, familjet janë ribashkuar pasi prindërit janë liruar nga paraburgimi. Megjithatë, ka raporte për njerëzit që mbahen larg për javë dhe madje edhe muaj.

    Por nuk është e qartë nëse kjo politikë e re e ashpër do t’i ndalojë migrantët të udhëtojnë.

    Kjo është për shkak se shumë njerëz po ikin nga dhuna dhe varfëria në vende të tilla si Hondurasi dhe El Salvador, dhe qëndrimi i tyre shpesh është i mbushur me rreziqe./360grade.al


    360grade.al

    Share: