Home KRYESORE Makina del nga rruga dhe shpërthen, humb jetën e reja shqiptare në...

Makina del nga rruga dhe shpërthen, humb jetën e reja shqiptare në Itali

Një 23-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martë qytezën San Giovanni të Kremonës.

Sipas mediave italiane, viktima është Xhoana Prenga e cila po udhëtonte me një makinë Ford Fiesta nën shoqërinë e një mikut të saj.

Automjeti që drejtohej nga 23-vjeçari italian, humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe më pas u përmbys.

Djali që ndodhej në makinë arriti të dilte për të kërkuar ndihmë, por automjeti shpërtheu në flakë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen e trupit.

Viktima sapo ishte kthyer nga Amsterdami, ku kishte jetuar për disa kohë. ©LAPSI.al

22 vjeçarja shqiptare vdes në aksidentin e frikshëm... makina përmbyset dhe merr flakë

Share: