Home KRYESORE Neranxi, dialogu për të bërë kuzhinën italiane një ambasador te cilësisë dhe...

Neranxi, dialogu për të bërë kuzhinën italiane një ambasador te cilësisë dhe mirësisë më dinamike në Shqipëri

Bashkëbisedim me Shefin e Zyrës së Shitjes Dr. Serafino Stajano në Ambasadën Italiane.

Një bashkëpunim i mirë mbi shijet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si shkolla e duhur. Nikollaq Neranxi, president i Kompanisë N. Neranxi në fillim të kësaj jave, së bashku me gazetarin dhe referentin Artur Nura, bën vizitë në Ambasadën Italiane në Tiranës dhe u priten nga Drejtori i Zyres Komernciale të Ambasadës, Dr. Serafino Stajano.

Në qendër të bashkebisedimit midis dy paleve, interesimi i manifestuar nga sipërmarrësi Neranxi, Presidenti i shoqatës se njohur te tregtareve të Tiranës dhe Shqipërisë, per te kontribuar me mire në suksesin e marrëdhënieve italo-shqiptare nga pikëpamja e valorizimit të kuzhinës italiane dhe evropiane, ndaj se ciles është i përkushtuar Instituti i Kulinarise N. Neranxi për përzgjedhjen, importimin dhe përpunimin e menysë më të famshme të gastronomisë së Belpaese, siç njihet ndërkombëtarisht Italia.

Do jete pikërisht Neranxi qe në kuadër të aktiviteteve të saj turistike dhe restoranteve në Tiranë, do te prese i pari delegacionin e rendësishem qe do te vije nga Piemonte në Shqipëri me rastin e ceremoninë se inaugurimit te vendosjes se emrit te industrialistëve te famshëm italiane, Michele e Pietro Ferrero një rruge ne Lezhe.

“Il Piemonte, – deklaroi Neranxi – është një rajon strategjik italian nga pikëpamja agro alimentare dhe që ka patur gjithmonë sipërmarrës të suksesshëm në rang botëror, sic është pikërisht në këtë fushë edhe Ferrero, dhe për mua është nder që mund të kontribuojë në mikpritjen e delegacionit të Piemontes në Tiranë, delegacion i drejtuar nga Bankieri i njohur Italian Beppe Ghisolfi, drejtor i Marrëdhënieve me Jashte te Shoqatës se Bankave Italiane dhe nga presidenti i kompanisë se njohur te Italisë se Veriut Merlo, Amilcare Merlo. Unë jam shumë i lidhur me Italinë edhe në kulturën e kulinarise ne tavoline per te cilen Piemonte eshte e famshme, por edhe për familjen time që ka dashur gjithmonë Italinë”.

Ne mënyre specifike ne bashkëbisedimin me Dr. Stajano, u fol gjerësisht për temat qe lidhen me iniciativat qe çdo vit përgatiten për kuzhinën italiane ne Shqipëri dhe promovimin e saj dhe, ne mënyre qe te përcaktohen instrumentet e bashkëpunimit qe mund te nxisin ketë sektor te rendësishem jetesor përmes aktiviteteve qe realizon ne mënyre te përditshme grupi N. Neranxi.

Share: