Home KRYESORE Përgjysmohet numri i përdoruesve të Facebook tek të rinjtë!

Përgjysmohet numri i përdoruesve të Facebook tek të rinjtë!

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, Facebook nuk i tërheq më të rinjtë dhe duket se përdoret më shumë nga fëmijët e familjeve me nivel më të ulët jetese. Shifrat konfirmohen nga një analizë e Pew Research Center me titullin: Adoleshentët, mediat sociale dhe teknologjia në vitin 2018.

Sondazhi më i fundit për këtë temë i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i përqendruar tek adoleshentët është bërë në vitin 2015.

Në përgjithësi celularët përdoren nga 95 për qind e të rinjve, dhe 45 për qind e tyre deklarojnë se janë gjithë kohës online.

Ndërsa sot pothuajse gjysma, pra 51 për qind e adoleshentëve amerikanë në moshat 13 deri në 17 vjeç, pranon se përdor Facebook. Shumë më pak në krahasim me ata që përdorin YouTube – 85%, Instagram – 72% e Snapchat – 69%. Dy platformat e fundit kanë treguar rritje duke i marrë më shumë hapësirë rrjetit social të Zukerberg.

Sipas analizës vajzat janë ato që përdorin më shumë Snapchat në krahasim me djemtë, ndërsa këta të fundit në masë të madhe preferojnë YouTube. /abcnews.al

Share: