Home Gjeo-Ekonomia Rama e Haradinaj dy kryeministrat më të paguar të rajonit dhe, jemi...

Rama e Haradinaj dy kryeministrat më të paguar të rajonit dhe, jemi fundi i kavallit!

epa06229975 Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj (L) and Albanian Prime Minister Edi Rama (R) answer media questions during a joint press conference in Tirana, Albania, 27 September 2017. Kosovo's Prime Minister Ramush Haradinaj arrived in Tirana for an one day official visit. EPA-EFE/MALTON DIBRA

Të gjithë kryeministrat e republikave në Ballkan e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, paga më të larta se 1,000 euro dhe disa prej tyre edhe kursime në banka.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është më e “varfëra” nga të gjithë kolegët e saj të ish republikave jugosllave. Ajo merr një pagë mujore pak më shumë se 1,000 euro

Pagë mujore jo të madhe merr edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç. Paga e tij është 1.130 euro, por nga vlerësimet jozyrtare ai është ndoshta më i pasuri nga të gjithë kolegët e tij të rajonit.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev del të jetë i treti në listë. Ai merr pagë mujore 1300 euro transmeton dritare.net

Nuk kishte si të mos mungonte në këtë listë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai merr pagë mujore 1.700 euro.

Ramush Haradinaj kryeson si ndër kryeministrat më të paguar në Kosovë edhe në Ballkan, merr pagë vjetore prej më shumë se 2.950 eurosh dhe a nuk eshte Kosova dhe Shqiperia fundi i kavalit ne rajon nga pikepmaja e shtetit te se drejtes?! Mendoni sa te paafte jemi ne si shoqeri qe nuk reagojme!

Share: