Home KRYESORE Rusia i ndalon Era Istrefit performancën në Botëror?

Rusia i ndalon Era Istrefit performancën në Botëror?

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi pak javë më parë bëri publik lajmin që është pjesë e këngës së Kampionatit Botëror 2018. Ditën e sotme fillon zyrtarisht Botërori dhe u përfol gjatë se në hapjen e tij do të performohej kënga ‘Live it up’ e cila këndohet nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith.

Mirëpo sipas ‘Lajme.net’ një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe sot në hapjen zyrtare Era nuk do të jetë e pranishme për të kënduar. Nëna e saj Syzana Tahirsylaj në një prononcim për ‘Lajme.net’ ka treguar se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij.

”Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo./Opinion.al

Share: