Home KRYESORE Shtëpia e Bardhë tërheq trupat ushtarake nga Nigeria dhe i dërgon në...

Shtëpia e Bardhë tërheq trupat ushtarake nga Nigeria dhe i dërgon në Kosovë

Shtëpia e Bardhë i dha Kongresit informacion të hollësishëm rreth zhvendosjes së trupave amerikane nga Nigeria në Kosovë të premten, por nuk specifikoi të dhënat nga shumë vende të shkatërruara nga lufta ku ushtria amerikane ka një prani të konsdierueshe, raportojnë mediat amerikane.

Kështu nuk I raportua për numrin e saktë të trupave në Afganistanin, Irak, Filipine, Somali, Siri apo Jemen. Fshehja e shifrave e bën të vështirë për të gjykuar nëse Trump ka aprovuar ndryshimet e fundit, veçanërisht në Siri, një vend që ai sugjeroi se në prill do të largohen trupat amerikane, përpara se një sulm kimik të rezultojë në një rishqyrtim të vendimit.

Megjithatë u bë e ditur numri I trupave në shtete si Egjipt (përafërsisht 440), Jordani (rreth 2.600), Kosovë (rreth 690), Liban (rreth 120) dhe Nigeri (rreth 730). Katër trupa amerikane u vranë nga radikalët fetarë në Nigeri në tetor të vitit 2017, duke ndikuar kështu në opinionin e publikut të gjerë amerikan dhe disa ligjvënësve lidhur me praninë e trupave amerikane të cilët po luftojnë me xhihadistët lokalë.

Letra thotë se “personeli ushtarak i Shteteve të Bashkuara po zhvendoset gjithashtu në Kamerun, Çad dhe Nigeri për të mbështetur operacionet kundër terrorizmit”. Nuk ka asnjë statistikë për këto vende afrikane, të cilat janë fqinje të Nigerisë.
Informacioni u dërgua përmes një letre të hapur nga Presidenti Trump për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, R-Wis. “Si pjesë e përpjekjeve të mia për të mbajtur Kongresin të informuar për vendosjen e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisur për luftime” sipas rezolutës së vitit 1973.

Letra flet për sulmet ajrore në Libi, e cila ka pësuar një luftë civile komplekse që nga viti 2014, pa përmendur ndonjë vendosje të trupave.

Në Jemen, letra thotë, “Një numër i vogël i personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë të vendosur … për të kryer operacione kundër al-Kaidës në Gadishullin Arabik (AQAP) dhe ISIS-Jemen”.

Dokumenti afirmon përfshirjen e vazhdueshme të SHBA në koalicionin e udhëhequr nga sauditët për të rivendosur udhëheqësin e rrëzuar të Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi.

“Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, në një rol jo-luftarak, kanë vazhduar të japin këshilla ushtarake dhe informacion të kufizuar, logjistik dhe mbështetje të tjera për forcat rajonale që luftojnë kryengritjen Houthi në Jemen”, thuhet në letër. “Forcat e Shteteve të Bashkuara janë të pranishme në Arabinë Saudite për këtë qëllim.”

Në Siri, dokumenti pranon “një numër të kufizuar sulmesh kundër forcave qeveritare pro-siriane … që ishin masa të ligjshme për të luftuar kërcënimet e menjëhershme për forcat partnere të angazhuara në atë fushatë”.
Me gjithë lëshimet e të dhënave, Pentagoni më parë ka njoftuar për trupat amerikane të shpërndara në zonat e luftës, duke përfshirë 15,000 në Afganistan, 5,000 në Irak dhe 2,000 në Siri.

Kritikët e Trumpit thonë se Kongresi duhet t’i ofrohet autorizim specifik për misionet luftarake./Insajderi

Share: