Tjetër krim në familje, burri godet gruan me sqepar në kokë!

    Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi goditi gruan e tij në kokë me sqepar. Ngjarja ka ndodhur në Memaliaj, ku në pranga ka rënë Ferit Myrtaj, i cili pas një konflikti ka goditur disa herë gruan e tij me një sqepar. E lënduara A.M, 57 vjeçe, është shtruar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë

    Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

    Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

    Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal./Opinion.al

    Share: