Home KRYESORE Trump shpërthen ndaj kryeministrit të Kanadasë, ofendon edhe Theresa May-in

Trump shpërthen ndaj kryeministrit të Kanadasë, ofendon edhe Theresa May-in

Donald Trump u bë sensacional nga një komunikatë e përbashkët e miratuar nga udhëheqësit botërorë të G7 me lançimin e një sulmi ndaj kryeministrit kanadez. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e quajti Justin Trudeau ‘të dobët dhe të pandershëm’ në disa postime në twitter pasi u largua nga samiti në Kebek herët, dhe i dha marrëdhënies me Trudeau notën 10.

Trump tha se i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij të mos e miratojnë komunikatën e përbashkët të liderave të G7, pasi i quajti “deklarata false” fjalët e Trudeau në një konferencë me gazetarë.

Trump shkruajti në Twitter: “Bazuar në deklaratat false të Justin te konferenca e lajmeve, dhe faktit që Kanadaja po u rrit tarifat fermerëve amerikanë, punëtorëve dhe kompanive, i kam udhëzuar përfaqësuaesit amerikanë të mos e miratojnë samitin sepse tarifat e makinave në tregun amerikan po rriten jashtëmase.”

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

Based on Justin’s false statements at his news conference, and the fact that Canada is charging massive Tariffs to our U.S. farmers, workers and companies, I have instructed our U.S. Reps not to endorse the Communique as we look at Tariffs on automobiles flooding the U.S. Market!

Trump vazhdoi me deklaratat e tij: “Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau u soll shumë i butë dhe miqësor në takimin tonë të G7, vetëm për të dhënë një deklaratë pas ikjes time duke thënë që “Tarifat e SHBA janë fyese”. Shumë i pandershëm dhe i dobët. Tarifat tona janë përgjigje e 270% të tij për bylmetërat.”

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

PM Justin Trudeau of Canada acted so meek and mild during our @G7 meetings only to give a news conference after I left saying that, “US Tariffs were kind of insulting” and he “will not be pushed around.” Very dishonest & weak. Our Tariffs are in response to his of 270% on dairy!

Në përgjigje ndaj sulmit të Trump, zëdhënësit e Trudeau publikuan një deklaratë mbrëmjen e së shtunës: “Kryeministri nuk ka thënë asgjë që nuk e ka thënë më përpara në publik apo në biseda private me presidentin e SHBA.”

Më parë Trump akuzoi edhe shtetet e tjera që po vjedhin nga arka e SHBA, dhe poshtëroi kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May përpara se të nisej për në Singapore në takimin me Kim Jong Un./Mirror- përshtatur për Opinion.al

6
Share: