Home KRYESORE VIDEO/ Pedagogu i njohur: Po t’i bësh Ramës këtë pyetje e kap...

VIDEO/ Pedagogu i njohur: Po t’i bësh Ramës këtë pyetje e kap gafil…

Pedagogu Arlind Qorri, duke folur mbi çështjen e integrimit në BE, gjatë emisionit 360grade të Artur Zhejit shron pyetjen: “Çfarë fiton Shqipëria nga hapja e negociatave me BE?” Dhe shton më tej se “as kryeministri nuk e ka të qartë këtë.”

Çfarë fiton Shqipëria nga hapja e negociatave me BE? Ndoshta dhe kryeministrin e kapim gafil me këtë pyetje, sepse as ai nuk e di. Ne duam të hymë atje, sepse vlerësojmë që atje, në BE, s’do donin vende Brenda kësaj familje që keq qeverisen, ose të paktën që nuk keq qeverisen kaq keq sa ne. Nëse BE na pranon, atëherë nuk ja vlen-ka të jetë ky klub kaq tërheqës. BE është kthyer në një klik burokratik që është i kushtëzuar nga bankat. Tani kjo e Be është kthyer si një barometër për të kuptuar sa ka punuar një qeveri, ose të paktën kështu shitet te qytetarët. BE sot nuk është ajo familja evropiane që ne duam dhe kemi ëndërruar”, thotë Qorri./360grade.al

Share: