Home KRYESORE Vjedhur ikonat kishtare, kush janë dy të arrestuarit në Korçë

Vjedhur ikonat kishtare, kush janë dy të arrestuarit në Korçë

Dy persona të akuzuar për trafikim të veprave të artit u arrestuan nga policia e Korçës.

Ata janë Beni Kosturi, 49 vjeç nga Korca dhe Nerald Karollari, 30 vjeç, nga fshati Mborje. Ndërkohe po hetohet në gjendje të lirë një 27-vjeçar.

Në banesën e Beni Kosturi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi.

Ata dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 euro, me qëllim trafikimin e tyre.

Share: