Home KRYESORE Aksidentohet autobusi që transportonte punëtorët e HEC-it të Moglicës

Aksidentohet autobusi që transportonte punëtorët e HEC-it të Moglicës

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, tek vendi i njohur si ‘kthesa e Bresnikut”. Vetura tip Rover u përplas me autobusin që transportonte punëtorët e HEC-it të Moglicës. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga përplasja e fortë ka vetëm dëme materiale./Opinion.al

Share: