Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Akuzat e Ballës ndaj kreut të PD-së, Krimet e Rënda shpallin moskopetencën

Akuzat e Ballës ndaj kreut të PD-së, Krimet e Rënda shpallin moskopetencën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për padinë e ngritur nga Taulant Balla kundër Lulzim Bashës, për shkak të deklaratave të tij në Kuvend.

Pas këtij vendimi nga Gjykata, ka reaguar dhe Lulzim Basha, cili me anë të një deklarate ka thënë se ankimi në gjykatën e gabuar nga Balla është bërë më qëllim.

“Zvarritjen e çështjes, krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë, mashtrimin e opinionit publik”, janë këto arsyet që liston Basha në deklaratën e tij.

Deklarata e PD

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla.

Dokumenti bashkëngjitur përmban kërkesën paraprake të pranuar të Kryetarit të PD dhe argumentat ligjorë për çështjen që do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

Në argumentat e Kryetarit të PD theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me qëllim;

1-zvarritjen e çështjes

2-krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë

3-mashtrimin e opinionit publik

Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.​

Share: