Home KRYESORE Dashamir Shehi: Rama ka frikë nga drejtësia!

Dashamir Shehi: Rama ka frikë nga drejtësia!

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në emisionin ‘Kafe in’ komentoi deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama sa i takon reformës në drejtësi. Shehi u shpreh se Rama është i vetmi nga politikanët që ka 20vjet në politik dhe sipas tij, i trembet drejtësisë.

“Rama është i vetmi njeri që ka 20 vjet në pushtet. Vetvetiu që ti duhet të kesh frikë. I vetmi që s’ka mund të jem unë. Se e kam lënë pushtetin në 96-ën, kam 22 vjet që nuk firmos asnjë letër shteti dhe s’ka asgjë që më tremb.

Prandaj është i pabesueshëm. Se ky është gënjeshtar në ekstrem. Të gjithë gënjejnë këtu në politikë, mirëpo ky ka 20 vjet që është. 20 vjet që këto pallate që janë dhënë, me leje, pa leje, në Tiranë i ka dhënë ky. Në qoftë se janë bërë me rregullon, në qoftë se janë bërë pa rregull i ka bërë ky”,- tha Shehi.

Ai shtoi se për shkak se Edi Rama ka shumë vite në pushtet është i pabesueshëm në ato që thotë për reformën dhe drejtësinë. “Ky ka gjashtë vjet që është në qeveri, në qeverinë më të korruptuar të të gjitha kohërave. Nuk kishin ndonjë shkëlqim edhe ato më para, mandatin e dytë pati elemente edhe ajo. Ky thotë pa pikë turpi nuk i tremben unë. Çdo firmë që vë ky është për burg. Do mjaftonte teatrit që ta fusnin katër herë në burg”, deklaroi Shehi.

Share: