Home KRYESORE Gazetari shqiptar ankohet per apatine e ambasades shqiptare ne tragjedine e Greqise

Gazetari shqiptar ankohet per apatine e ambasades shqiptare ne tragjedine e Greqise

Nga Shpetim Zinxhiria

Mos pate gje trupin dipllomatik “Made in Albania” ne tragjedine e Greqise?

Cfare tjeter valle duhet te ndodhe me keq se kjo tragjedi per te ndergjegjesuar me tej zyrtaret e ketij trupi dipllomatik ne raste te tilla…?

Cfare kosto do te kishte, apo sa kohe do te humbiste ketij “trupi apo perfaqesie” per te qene prane dhe mbeshtetur shqiptaret ne kete tragjedi te papare ndonjehere per kete vend?

Ne kete vend per nga numri i madh i emigranteve jeton nje shqiperi e dyte e barabarte sa shteti i Maltes.

Qendrova 5-6 ore dhe pothuajse shkela gjithe fshatin turistik Mati ne Rafina, vendi ku pati numrin me te madh te viktimave. Takova bashkeatdhetare, te cileve u ishin djegur shtepite, por edhe ata qe ende punonin per pastrimin qe sollen zjarret e furishme kundrejt nje ere qe frynte me 100 kilometra ne ore.

Takova nje nga dy vellezerit te cilet ishin gjyesm te zhveshur pasi zjarri u kishte gjirhcka brenda shtepise brenda ne pallat, ngjitur me tavernen ku pati dy viktima. Emigranti shqiptar kishte humbur gjithcka , kishte humbur mundin dhe djersen e 21 viteve ne emigracion…

Pashe vullnetare vendas, zjarrfikes dhe ushtarak dhe gjithcka qe ndihmonin dhe jepnin kurajo te demtuarve, por nuk pashe ate qe duhej te ishte ne keto momente te veshtira prane emigranteve tane te shokuar, ate qe quhet ambasade shqiptare…

Por mbi te gjitha mesova se as ne telefon nuk pergjigjej kjo e ashtuquajtur ambasade, qe mbi te gjitha per emigrantet shqiptare ne Greqi eshte Shtet dhe Pushtet, por mbi te gjitha qe paguhet edhe nga taksat e ketyre emigranteve te braktisur.

Uroj qe te jete rasti i fundit i ketij indiferentizmi, pasi kjo sjellje nuk perben CUDI dhe as rastin e pare!

Share: