Home KRYESORE Gent Zenelaj presidentit Ilir Meta: “Dil nga rreshti si Majko…”

Gent Zenelaj presidentit Ilir Meta: “Dil nga rreshti si Majko…”

Ka zgjatur rreth një orë një protestë paqësore e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ajo nisi nga sheshi i godinës aktuale, është ndalur përpara kryeministrisë për tu mbyllur para Presidencës.

Aktori Gentian Zenelaj i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“I dashur President i vendit tim bëhu burrë! Do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend delet, por ata që dalin nga reshti. Mbahen mend ujqërit, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos vetes me këtë turp”, – tha aktori.

“Kjo s’është Tirana që duam. Ajo atje do jetë një WC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu. Duam të jemi kanakarë si kroatët dje. S’kanë asnjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne. Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën” – tha Zenelaj.

Aktori shprehu besim se kreu i shtetit do të ktheje për rishqyrtim në Parlament ligjin./Opinion.al

Share: