Home KRYESORE Homazh për njeriun më me vlera për Himarën dhe Shqipërinë

Homazh për njeriun më me vlera për Himarën dhe Shqipërinë

Nga Kostantin Qeparoi

Kur lexoja dikur shkrimet ne gazetat e vendit emrin e autorit Llambro, krijova respekt e dashuri per personin, nga qe mban nje emër karakteristik himarjot. E ruajti ketë forme te ulet te hierarkisë se emrave himarjote dhe per modesti nuk e përdori asnjëherë shkallen superiore, me te nderuar te emrit, Harallambos.

Kur fillova te lexoj nga lashtësia për Himaren, kur mbarova se shkruari pothuajse krejt hiritazhin e krahinës me te lavdishme ne Ballkan dhe te rralle ne bote, Llambro Ruci me dërgon vepren e tij, me te mire, me te plote, ose Biblën e Himares, sic edhe mund ta quaj.

Dëshiroja ta takoja ne konferencat pan/himarjote, por organizatoret e degjeneruar ne mendje nuk me lajmëruan dhe u desh viti 2017 për ta takuar për here te pare, midis Ambasadoreve te Paqes.

Me fali përkthimin e tij te kryeveprës se Homerit “Odisea”. Lexova me etje hyrjen dhe diçka ne fund, pa filluar fare kafen dhe konstatova se përballe nuk kisha thjesht një koleg, patriot moshatar, por një dijetar himarjot, kolos për Shqipërinë.

Odisea është një libër e vonuar ne duart e shqipfolësve kur ne gjithë gjuhet e botes, ne çdo shkolle te botes lexohet, mësohet, studiohet Homeri.

Përkthimi ndoshta nuk e lodhi shume, sepse gjuhen helene e kishte gjuhen e nenës, gjuhen e gjyshes ose dorës se djepit, por përshtatja, emrat dhe frazat ne terminologjinë e kulteve pagane, përshtatja e botëkuptimeve te kohës se kulturës Heleno-Romake “më morën më pak kohe” më tha.

Por ai ishte i jashtëzakonshëm, nuk tërhiqej dhe me vullnetin e rinise botoi me dhjetëra studime te fushave te ndryshme.

Kafen e dyte e lamë ta pime kur te kthehesha nga New Yorku, por sëmundja e nisi drejt një bote te re!

Udhe e mbare, shpirti tu preftë ne paqe dhe bekimin tuaj le ta ketë gjithë familja!

Share: