Home KRYESORE I rrëmbyen? Shpallen të zhdukura dy motrat 9-vjeçare pas zjarrit në Greqi

I rrëmbyen? Shpallen të zhdukura dy motrat 9-vjeçare pas zjarrit në Greqi

“Të zhdukura” konsiderohen tani dy vajzat binjake 9 vjeçe. Një “Amber Alert” është publikuar kudo me të dhënat e tyre.

Dy vajzat rezultojnë zyrtarisht të zhdukura, pavarësisht shpresave të babait të tyre, që i pikasi ato në pamjet televizive të marra nga një kamera në një barkë shpëtimi.

Prindërit e vajzave kanë vizituar të gjitha spitalet dhe morgjet dhe kanë dhënë ADN-në e tyre për t’i gjetur mes të vdekurve.

Dy vajzat nuk gjenden as në listën e të mbijetuarve në port. Misteri rëndohet më shumë pasi një burrë me mjekër shfaqet pranë tyre dhe pretendon se ato janë fëmijët e tij. Amber Alert është një sistem alarmi për rrëmbimin e fëmijëve që e ka origjinën nga SHBA-ja në vitin 1996.

Më poshtë, ngjarja si i pa babai fëmijët e tij dhe videoja e televizionit grek, ku ato shfaqen krah burrit me mjekër:

Image

Image


360grade.al

Share: