Home KRYESORE Klevis Balliu: Në emër të Rilindjes, Drejtorët dhe oficerët e Tatimeve janë...

Klevis Balliu: Në emër të Rilindjes, Drejtorët dhe oficerët e Tatimeve janë kthyer në terroristë të bisnesit dhe ekonomisë

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti PD, Klevis Balliu shpreh indinjatën për performancën e adminstratës tatimore:

Në emër të Rilindjes, Drejtorët dhe oficerët e Tatimeve janë kthyer në terroristë të bisnesit dhe ekonomisë.

Ata i sheh teksa hyjnë në bizneset e vogla me bllok në dorë ku kërkojnë për të ngrënë e për të pirë e më pas vendosin dhe gjoba pa asnjë sens ligjor.

Në këtë mënyrë jo vetëm po dënohen bizneset por edhe klientët, pasi këto gjoba të padrejta po ngrejnë çmimet nga jugu në veri.

Ndërkohë që asnjë gjobë, asnjë kontroll nuk vihet në bizneset e miqve të Edi Ramës ose më saktë në bizneset e Kryeministrit sepse të gjithë e dimë që MR 20% që kur u bë Kryeminister ka kaluar në MR 50%.

TURP, TURP, TURP

Share: