Home KRYESORE Miqte e mij, mos mallkoni vendin ku zgjodhet të shkoni me pushime...

Miqte e mij, mos mallkoni vendin ku zgjodhet të shkoni me pushime apo Shqiperine!

Nga Leonard Olli

Ndjej keqardhjen me te thelle per momentet e tmerrit qe perjetuan pushuesit ne Dhermi, por qe fale Zotit nuk pati asnje jete te humbur. Duke ndjekur disa reagime te tyre jo vetem per kete rast, por edhe ne mjaft raste te tjera qe mallkonin diten qe zgjodhen te pushonin ne Shqiperi, ne solidaritet te plote me ta, kam vetem nje lutje:

Miqte e mij, mos mallkoni vendin ku zgjodhet të shkoni me pushime apo Shqiperine! Mos mallkoni atdheun tone se nuk ka asnje faj. Mos mallkoni njerezit e thjeshte qe perpiqen te ndertojne jeten e tyre, duke punuar fort e me perkushtim, por mallkoni me gjithe forcen e shpirtit ata njerëz që kanë marrë përsipër të drejtojnë, “barinjte” tane qe na kosiderojne dele, te cilet, fatkeqësisht, për 30 aspra më shumë e kanë shitur jetën tonë në duar ordinerësh që trimërohen vetëm se janë ushtarë të “shefave” e askushi nuk guxon ti prekë! Policia jo vetem nuk shkoi ne kohe, por edhe reagoi publikisht se nuk pati asnje ngjarje te rende ne Dherimi, por vetem te shtena ne ajer!

Çfare “profesionalizimi” mbreselenes! Çfare “eksperience”. Pra, ngjarje e rende, do te ishte vetem nese humbej ndonje jete?! Tmerri, terrori, firka qe ndjen ata pushues, ndoshta mes te cileve edhe femije nuk eshte ngjarje e rende. Fakti se pushuesit e terrorizuar per pak vrane njeri-tjetrin per ikur sa me larg krismave nuk perbem asnje ngjarje te rende?!

Ne fakt, holle-holle jane te sinqerte ne reagimi n e tyre. Per situaten e rende kriminale qe mbizoteron ne vend, kjo ngjarje mund te konsiderohet normale! Ata as nuk kohe nuk donin te ishin prezent, pasi e dinin se kush e bëri zullumin dhe kush jane ata qe bejne zullumet ne pergjithesi, pasi nuk guxojnë prej shefave te tyre së pari, por edhe prej vetes.

Jane dendur me rryshfete e u eshte zënë goja nga luga e çorbës së prishur që kanë gëlltitur e tashme sherbejne ne emer te shefave dhe asprave qe marrin vete. Por, fakti se ngjarja e rende, ne prezence edhe te dhjetra turisteve te huaj, qe nuk do te guxojne te shkelin me ne Shqiperi e nuk do ta rekomandojne me vendin tone per pushime nuk perben ngjarje te rende.

Fakti qe turizmi shqiptar dhe imazhi vendit ne teresi marrin goditje te rende serish nuk perben ngjarje te rende. Per fat te keq, per ta dhe kete qeveri (shefat e tyre), eshte normalitet.

Te nderuar miq, mos e mallkoni këtë vend të bekuar, por vetëm njerëzit e pangopur e antishqiptarë, që pasi uzurpojne pushtet jane te gatshem te bashkepunojne edhe me djalllin per te mbushur xhepat e po na detyrojnë të braktisim vehten tone dhe vendin tonë!

Ata meritojne mallikm, debim e gjithçka tjeter!

Share: