Home KRYESORE Ndërron jetë kolosi i filmave shqiptarë, artisti i merituar, Ilia Tërpini

Ndërron jetë kolosi i filmave shqiptarë, artisti i merituar, Ilia Tërpini

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare operatori i njohur i filmave shqiptarë Ilia Tërpini.

Operatori Ilia Tërpini ishte ‘Artist i merituar’, dhe ka marrë disa medalje dhe çmime si ‘Medaljen e punës’ dhe ‘Çmimin e Republikës’.

Ilia Terpini është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike.

Ai mban gjithashtu urdhrin ‘Mjeshtër i madh’. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur shqiptarë si ‘Dimri i fundit’, ‘Balle për balle’, ‘I teti ne bronx’, ‘Mësonjëtorja’, “Flutura ne kabinën time’.
Ilia Tërpini

Share: