Home KRYESORE Nga Albëria tek Çiljeta, a janë penduar për ndërhyrjet plastike? (foto)

Nga Albëria tek Çiljeta, a janë penduar për ndërhyrjet plastike? (foto)

Sot zgjidhja është shumë më e lehtë, mjafton një operacion plastik dhe mund të kesh tiparet që dëshiron.  Por ndodh qe shpesh bie dhe pre e pendimit. Të tilla raste nuk janë të pakta edhe në showbiz-in shqiptar. Kryesisht janë vajzat ato që thjesht për një fiksim apo për një pakënaqësi të momentit, i janë nënshtruar operacioneve plastike dhe më pas janë penduar.

Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur në emisionin ‘Rudina’ ka shprehur hapur pendesën për operacionin që ka kryer në hundë. “Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”, – ka thënë ajo.

Jolanda Dhamo

Jolanda ka thënë se është penduar për ndërhyrjen që ka bërë në buzë disa vite më parë. “Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar”, – ka rrëfyer këngëtarja në emisionin ‘Rudina’.

Çiljeta Xhilaga

Çiljeta është shprehur e penduar përoperacionin që ka bërë në hundë dhe e ka pranuar këtë gjë publikisht në rrjetin social ‘Instagram’. Në një video të disa viteve më parë një ndjekëse i ka komentuar: “Mirë e ke pasur hundën mi, ç`pate që e operove”. Ndërsa Çiljeta i ka kthyer: “Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s`ka ndonjë ndryshim të madh. Po hajd mo, mendtë e kokës thuaj”.

Dorina Mema

Në emisionin ‘Top Show’, Dorina ka pohuar se është penduar në moment të fundit për një ndërhyrje që ka bërë në buzë dhe e ka quajtur si një gabim të rinisë. “Kam qenë 27 vjeçe po e lashë përgjysmë, sepse kisha frikë. Sapo filloi injektimi i kërkova të ndalonin dhe nuk vazhdova më. Por përsëri i kam dy shenja’, – ka thënë ajo. /revistawho.com

Share: