Home KRYESORE “Nuk do t’i lejoj të bëjnë homazhe mbi kufomën time”, aktori Guljem...

“Nuk do t’i lejoj të bëjnë homazhe mbi kufomën time”, aktori Guljem Radoja sfidon qeverinë

Në protestën e artsitëve që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, ka folur sot edhe aktori e pedagogu Guljem Radoja.

Me fjali të qarta, por jo pa zemërim, Radoja i kujtoi Rames teatrin e rubairave, ku publiku hynte nga sqetulla, sikurse u shpreh dhe tha se si qytetar e sfidonte qeverinë dhe Kryeministrin, ndërsa si aktor nuk do t’i lejonte kurrë të bënin homazhe mbi kufomën e tij.

“Unë qytetari Guliem Radoja e sfidoj atë, qeverinë, këtë anonimat, ndërsa si aktor nuk do t’ja lejoj kurrë luksin atyre të bëjnë homazhe mbi kufomën time. Siç i sfidoi Bujar Lako edhe komunisto-scialisti Fadik Kujovska, edhe siç i sfidoi Fatos Sela.”

Deklarata e aktorit te njohur, u prit me duartrokitje tek te pranishmit ne protesten kunder prishjes se teatrit./opinion.al

Share: