Home KRYESORE PD: Ardian Dvorani shërbëtori i Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, një...

PD: Ardian Dvorani shërbëtori i Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, një lajm të keq

DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR, ENKELEJD ALIBEAJ

Partia Demokratike paralajmëroi vendimin politik që i ashtuquajturi Komision i Pavarur i Kualifikimit do të merrte për Ardian Dvoranin me 100 milionë lekë pasuri të pajustifkuar dhe me disa shtëpi të fituara në konflikt interesi gjatë kohës që ushtronte detyra për kompani shtetërore.

Fshehja e 100 milionë lekëve nga Ardian Dvorani nuk ishte fakt i mjaftueshëm për organin e vettingut që ta shkarkonte shërbëtorin e Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që, në raste të tjera, me të drejtë, vettingu ka shkarkuar gjyqtarë për 3 milionë lekë të vjetra të padeklaruara.

Ardian Dvorani është i vetmi gjyqtar në Republikën e Shqipërisë që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi në 2016-ën se mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë kishte përfunduar që në 2014-ën dhe se qëndrimi në detyrë ishte antikushtetues.

Ardian Dvorani, zgjodhi të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuesë, por urdhrin politik të Edi Ramës për të qëndruar në detyrë 4 vite pas mbarimit të mandatit, sepse ai është projektuar të emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimi për Dvoranin dihej, sepse organi i vettingut nuk po funksionon si i pavarur, por në shërbim të Edi Ramës, për të lënë në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë të Edi Ramës.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga detyra për fshehjë të pasurisë, përfitim të paligjshëm të pasurisë dhe mungesë integriteti moral dhe profesional.

Ajo çfarë mbetet e pasqaruar nga procedura e verifikimit të vettingut të Ardian Dvoranit është, nëse miku i familjes së Fatmir Xhafajt, ka patur ndonjë kontakt me Agron Xhafajn dhe a i ka shërbyer ndonjëherë vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe bandës së tij të trafikut ndërkombëtar të drogës?

Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të shërbëtori të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut, duke i vënë atij vulën e një procesi farsë dhe politik.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje çdo veprim të organeve të vettingut dhe ne do të bëjmë publik çdo rast ku vërtetohet konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar apo shërbëtorë të Edi Ramës.

Share: