Home KRYESORE Shkuan për muaj mjalti në Mati, por zjarri i ndau përgjithmonë!

Shkuan për muaj mjalti në Mati, por zjarri i ndau përgjithmonë!

Në mesin e njerëzve që panë tmerrin me sy gjatë shpërthimit të zjarrit në zonat periferike të Athinës ishin dhe një çift nga Irlanda, të cilët kishin shkruar për muaj mjalti. Zoe Holohan ndodhet në spital ndërsa bashkëshorti i saj fatkeqësisht rezulton në mesin e personave të zhdukur raporton Daily Mail.

Çifti irlandez ishte martuar të enjten e kaluar dhe më pas ishin zhvendosur për muaj mjalti në Mati, fshatin turistik më të prekur nga zjarri i dy ditëve më parë. Ata kanë një histori të gjatë dashurie dhe vitin e kaluar Brian i kishte propozuar për martësë të dashurës së tij.

Deri tani numri i të vdekurve nga zjarri ka shkuar në 77 dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ndërsa rreth 200 të tjerë janë të plagosur në spital disa prej të cilëve në gjendje të rëndë./Opinion.al

Share: