Home KRYESORE Shqiptari vdes ditën e parë të punës, 6 italianë të dënuar

Shqiptari vdes ditën e parë të punës, 6 italianë të dënuar

Edhe pse kanë kaluar tetë vite nga vdekja e një shqiptari për shkak të kushteve të këqia të punë, 6 persona janë dënuar me burg nga gjykata italiane ditën e sotme.

Dashnor Quallia, 38 vjeç, gjeti vdekjen në portin e Livornos në ditën e tij të parë të punës.

Punëtori shqiptar ishte ngjitur në anije por nuk ishte pajisur me jelek shpëtimi. Për fatin e tij të keq, babai i dy fëmijëve rrëshqiti duke në det dhe u mbyt.

Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa tre të tjerë me nga një vit.

360grade.al

Share: