Home KRYESORE VIDEO/Shpeton te riun qe po mbytej në Tiranë

VIDEO/Shpeton te riun qe po mbytej në Tiranë

Një video tregon momentin kur një djalë gati sa nuk mbytet në një pishinë duke mos pasur askënd që t’i ndihmojë aty afër, por një roje kërcen dhe e shpëton atë.

Djali shihet duke provuar dëshpërimisht për të qëndruar mbi ujë, transmeton gazetametro.net Por ai vazhdon të zhytet derisa fëmijët e tjerë shijojnë kohën e tyre në pishinë.

Fatmirësisht, një roje e cila po qëndronte në anën tjetër e sheh djaloshin dhe kërcen në ujë. Ajo noton me shpejtësi në drejtim të fëmijës dhe e kap atë me duar.

Video përfundon me djalin e shpëtuar por nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë lëndim ose nëse ka qenë me dikë tjetër.


360grade.al

Share: