Home KRYESORE Zjarri në Greqi, thellohet bilanci i viktimave, qindra persona rezultojnë të zhdukur

Zjarri në Greqi, thellohet bilanci i viktimave, qindra persona rezultojnë të zhdukur

Është thelluar bilanci i viktimave nga zjarri që ra në rajonin e Atikës në Greqi. Mësohet se numri i të vdekurve ka shkuar në 82, ndërsa 187 persona janë plagosur. Mësohet se 24 prej viktimave janë fëmijë, që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje.

Nga ana tjetër qindra persona ende rezultojnë të zhdukur, ndërsa familjarët janë në kërkim.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka shqiptarë mes viktimave, ndërsa dy bashkëkombas rezultojnë të humbur./Opinion.al

Share: