Home KRYESORE Dajë e nip të zhdukur prej 6 ditësh, gruaja rrëfen bisedën e...

Dajë e nip të zhdukur prej 6 ditësh, gruaja rrëfen bisedën e fundit:

Dajë e nip rezultojnë të zhdukur prej 6 ditës. Gëzim Hysaj, 56 vjeç dhe nipi i tij Agron Molla, 47 vjeç janë larguar më 23 gusht nga banesa dhe nuk janë kthyer më. Një ditë më pas dy bashkëshortet e tyre kanë denoncuar në polici por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Saimira Hysaj, bashkëshortja e 56-vjeçarit nga Dobraçi i Shkodrës ka rrëfyer ditën e fundit, kur bashkëshorti i saj u largua nga shtëpia.

“Më 23 gusht në 8 të darkës burri doli nga shtëpia. Doli të takonte një shok por nuk u kthye më. Që me 23 gusht nuk kam asnjë të dhënë. E mora në telefon, e kishte të fikur. Policia na tha se është në kërkim të tij. Gjashtë ditë janë shumë sepse burri s’ka bërë ndonjë krim, as është ngatërruar. Nga ora 8 e 20 e 23 gushtit deri në orën 9 e ca e ka pas telefonin e ndezur dhe më jo”, tregoi gruaja.

Për nipin Agron Mollaj, ajo thotë se është larguar një orë pas burrit të saj.

“Nipi i tij ka dalë në orën 21:30, një orë më pas e nuk u kthye më. Burri im punonte në Shkodër për bukën e gojës”, thotë ajo.

“Burri im ka qenë i qetë, nuk ka pasur asnjë shqetësim. I kërkojmë shtetit, policisë, mediave në Shqipëri vetëm me e gjet ku ndodhet”, apelon gruaja.

*Video/ Intervista në News 24

Komunikata e policisë për zhdukjen e dy personave në Shkodër

Më datë 24.8.2018 ora 12:00, shtetasja Merita Mollaj, e datëlindjes 29.02.1980, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, i datëlindjes 11.09.1971, me arsim 8 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, thuhet në denoncimin e regjistruar për Agron Mollajn.

Katër orë më pas ka qenë bashkëshortja e Gëzim Hysajt që ka denoncuar edhe ajo zhdukjen e 56-vjeçarit.

“Më datë 24.08.2018 ora 16:00, shtetasja Saimira Hysaj, e datëlindjes 02.10.1973, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, i datëlindjes 08.05.1962, me arsim 12 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Share: