Home KRYESORE Deputeti reagon ashpër kundër Thaçit dhe deklaratat për kufirin

Deputeti reagon ashpër kundër Thaçit dhe deklaratat për kufirin

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri ka reaguar rreth çështjes së korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të ketë ndryshim të kufirit.

Beqiri, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se deklaratat e tilla janë të rrezikshme për vendin.

“Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjetër ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij”sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare, për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij”, ka thënë ndër të tjerash Beqiri.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq, Këto ditë po vazhdohet me:

Deklarata plotësisht të papërgjegjshme

Deklarata e intervista kontradiktore

Deklarata e intervista të dëmshme dhe të rrezikshme

Deklarata për”korigjim”kufinjësh,një farsë por me prapavijë të rrezikshme

Deklarata të stilit mbreti jam unë,e ju ndëgjoni e shërbeni…

Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjeter ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij”sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij.

Sovraniteti,integriteti i vendit është përtej tij,përtej edhe Parlamentit,është i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pse gjithë kjo nguti me i ba dëm vendit,me “copëtu”vendin,për këtë nuk bëhet vonë asnjëhere,por duhet ba të kundërtën,mos me dëmtu vendin,sepse ngutia na dërgon në atë drejtim.

Këto dhe shumë”margaritar”na bëjnë edhe më këmbëngulës në qëndrimin tonë edhe si LDK edhe si individ. Ai dhe të tillët përfaqësues tonë në dialogë,me votën tonë,jo faleminderit.

Share: