Home KRYESORE Dëshmia e shoferit: Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq...

Dëshmia e shoferit: Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para syve

Shoferi i furgonit me të cilin u përplas makina pasi kishte aksidentuar fillimisht biçiklistin dhe nënën me dy fëmijë në Kamzë, tregon momentet e tmerrit që përjetoi mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i furgonit dëshmon momentin e tmerrshëm, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj.

‘Po vija nga ura. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijët. Nuk pashë biçikletën. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal.

U tmerruam me thënë të drejtën, të shohësh viktima. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe tjetri (biçiklisti) ishte i vdekur pak më tutje. Ishin pamje të tmerrshme’,- u shpreh drejtuesi i furgonit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40 minuta pranë shinave të trenit.

Rozina Koleci, 38 vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me nënën 29 vjeçe, Valbona Ndreu dhe 2 vajzat e saja, 7 dhe 6 vjeç. Më pas makina u përplas dhe me furgonin e bardhë që drejtohej nga shoferi që dha dëshminë më lart.

Nga përplasja ka humbur jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeçe.

Ndërsa janë dërguar në spital nëna, Valbona Ndreu dhe vazja e saj E. N., 6 vjeçe që nuk kanë kaluar ende rrezikun për jetën. Drejtuesja e mjeti Rozina Koleci është arrestuar./Opinion.al

Share: