Home KRYESORE Dhunuan policinë, pranga 4 grabitësve shqiptarë në Itali

Dhunuan policinë, pranga 4 grabitësve shqiptarë në Itali

Policia italiane ka shkatërrua një bandë shqiptarësh në fushën e grabitjeve. Operacioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme nga agjentët e policisë së Casertës.

Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian, dhe Daci Mensur, 32 vjeç.

Mbi 4 të arrestuarit rëndon akuza e grabitjes, rezistencës ndaj një oficeri policie dhe tentativa e vrasjes. Fillimisht mësohet se policia vuri re katër shqiptarët brenda një makine, të cilët po ecnin në mënyrë të ngadalësuar pranë shtëpive private.

Sjellja e tyre e dyshimtë tërhoqi menjëherë vëmendjen e agjentëve të policisë, të cilët arritën të gjenin makinën dhe e ndoqën me distancë të largët. Ndërhyrja e policisë nuk u prit mirë nga katër shqiptarët të cilët arritën edhe të godisnin agjentët e policisë./Lapsi.al

Share: