Home KRYESORE Gazetari i kronikes per sulmin ndaj koleges Klodiana Lala: dy vite më...

Gazetari i kronikes per sulmin ndaj koleges Klodiana Lala: dy vite më parë, për gati një jave e kam ndjerë veten të kërcënuar seriozisht…

Nga Elton Qyno

Ndjej keqardhje dhe pështirë nga sulmi i sotëm në banesën e familjes së koleges time Klodiana Lala.

Solidarizohem plotësisht me të dhe familjarët e saj, të cilët befasisht e panë veten mes plumbave të kallashnikovit, të nxjerë nga dora e anëtarëve të grupeve kriminale që kooperojnë si jashtë dhe brenda burgjeve shqiptare.

Në këto momente që po kalon familja e gazetares dhe vetë ajo, fjalët janë të pakta dhe nuk di çfarë emri ti vesh kësaj situate.

E them këtë pasi dy vite më parë, për gati një jave e kam ndjerë veten të kërcënuar seriozisht nga dy vatra zjari, vetëm e vetëm se gabimi im ishte që kisha botuar një raport të ministrisë së Brendshme dhe një sërë përgjimesh aty.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Klodiana Lala, shkruajti dhe nxori në lajme diçka të bazuar në disa dokumenta, dhe ja që rrjedha solli këtë kundërpërgjigje të ashpër, që fatmirësisht nuk ka njerës të lënduar.

Mitralimi i banesës mund të kishte sjellë dhe tragjedi, por fatmiresisht jo, nuk ndodhi.
Por kjo është Shqipëria, ky është dhe profesioni jonë i gazetarit.

Shumë kolegë të Kronikës së Zezë, e ushtrojnë detyrën e tyre sot mes llumit të krimit, mes pellgut të zyrtarëve burokratë e të dënuar për lloj e lloj aferash.

Njerëzve mosmirnjohës, me saktë byth..q…, që të qajnë mbi gjunjë kur kanë nevojë, dhe të mallkojnë ne menyre mostruoze, shantazhojnë e të bëjnë arogantin, kur ngrihen në detyrë e funksjone të larta shtetërore, ku denden me para të thata, falë servilizmit dhe egos për të bërë zullume.

Këta trima të kostumosur dhe parfumosur, kokë dhjamosur që nuk pranojnë ti bësh as kritika, as t’ia thuash të vërtetën se kush janë, qoftë edhe t’ja dokumentosh, të qëllojnë dhe kërcënojnë se do të bëjnë gjëmën.

E ç’mund të presim, e çfarë mund të kemi të garantuar kur në vendin ku ushtrojmë profesionin, i pari i vendit kazan na ve,kazan na ngre.

Pavarësisht gjithë kësaj që ndodhi, krimi ariti të japë mesazhin, dhe deri në momentin e zbardhjes së kësaj ngjarje të rëndë, identifikimin dhe arrestimin e autorëve nga policia, mendoj se fitorja do i përkasi krimit.
Personalisht uroj dhe motivoj policinë që të zbardhë dhe të na njohë sa më parë me emrat e autorëve të këtij krimi.

Njëherësh jam shumë skeptim për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

E ç’mund të presësh nga një shtet, kur në territorin e vet, nuk ka ditë e natë, të mos raportosh për kriminalitet, kriminalitet dhe vetëm kriminalitet.

E ç’mund të presësh nga një shtet për të zbardhur një ngjarje kriminale, kur krimi mitralon gazetarët, krimi financon dhe lobon mbi transferimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, krimi emëron dhe shkarkon shefa komisariatesh dhe drejtora policie, krimi kontrollon çdo tender dhe konçesion apo privatizim të administratës publike, krimi është në parlament, krimi lobon apo shantazhon nga burgu dhe jashtë tij, prokurorë e gjyqtarë, se do i kalojë apo shkarkojë në Vetting,krimi kercenon dhe vret deshmitare dhe bashkepuntore te drejtesise etj etj.

Share: