Home KRYESORE Gruaja u vetëvra pas debatit në çift, arrestohet polici

Gruaja u vetëvra pas debatit në çift, arrestohet polici

Policia ka arrestuar Sherif Hajdarin, efektivin e policisë bashkëshortja e të cilit u vetëvra pasditen e së hënës. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në qytetin e Durrësit, ku mendohet se pas një konflikti dhe debati në familje, Merita Hajdari 47-vjeçe, ka marrë armën e bashkëshortit dhe ka qëlluar mbi veten e saj.

Nuk dihen arsyet e debatit që kanë çuar drejt këtij vendimi fatal 47-vjeçaren, por bashkëshorti i saj tashmë akuzohet se ka qenë shkak që e ka çuar gruan në vetëvrasje.

Fqinjë të çiftit kanë pohuar se përpara shkrepjes së armës kanë dëgjuar të bërtitura nga banesa e tyre.

Share: