Home KRYESORE Nëna tentoi të mbysë në lumë dy vajzat 6-vjeçare, më pas i...

Nëna tentoi të mbysë në lumë dy vajzat 6-vjeçare, më pas i vendosi flakën banesës

Një ditë më parë u raportua për një banesë të djegur në Fier, ndërsa pronari i saj, Ardian Gjika tha se dyshonte se flakët ia ka vënë gruaja me të cilën bashkëjetonte.

Sot policia e shtetit, përmes një njoftimi për mediat, tha se ka arrestuar 42 vjecaren Rudina Kashta. Sipas policisë, ajo jo vetëm ka djegur shtëpinë por ka tentuar të mbysë në lumë dy vajzat e saj binjake, vetëm 6 vjece.

Ngjarja e plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:

•Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal./Opinion.al

*kronika e djeshme

Share: