Home KRYESORE Papa Françeskut: Fëmijët me prirje homoseksuale, të trajtohen nga psikiatrët!

Papa Françeskut: Fëmijët me prirje homoseksuale, të trajtohen nga psikiatrët!

Papa Françesku ka thënë se prindërit duhet të kërkojnë ndihmë te mjekët psikiatër për fëmijët të cilët tregojnë shenja të homoseksualitetit në moshë të vogël.

Duke folur pas vizitës së tij dy-ditore në Irlandë, Papa tha se prindërit nuk duhet të “dënojnë” fëmijët me tendenca të tilla, por tha se kishte shumë gjëra që mund të bëheshin me ndihmën mjekësore profesionale.

Sipas Daily Mail, Papa 81-vjeçar ka sinjalizuar më parë një qëndrim më tolerant ndaj homoseksualëve krahasuar me disa prej paraardhësve të tij.

I pyetur se çfarë do t’u thoshte prindërve, fëmijët e të cilëve shfaqnin tendenca homoseksuale, Ati i Shenjtë tha: “Unë do të thosha, para së gjithash, të lutemi, të mos dënojmë, të bisedojmë, të kuptojmë, t’i japim hapësirë djalit ose vajzës.

Të injoruarit është një gabim i atësisë ose mëmësisë”.

Në maj të këtij viti, Papa mori lëvdata kur i tha një homoseksuali të abuzuar seksualisht në Kili që “Perëndia të bëri të tillë”.

Juan Carlos Cruz, i cili është një viktimë i abuzimit nga klerikët, tha se Papa Françesku i kishte thënë: “Papa të do ashtu siç je. Perëndia të bëri të tillë dhe ajo të do ty”.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në vitin 2013 ai tregoi një qëndrim tolerant ndaj homoseksualëve duke thënë: “Kush jam unë të gjykoj?”

Ati i Shenjtë, gjithashtu ka folur për shërbesën e tij për homoseksualët dhe transeksualët, duke këmbëngulur se ata janë fëmijë të Perëndisë, të dashur nga Perëndia dhe që meritojnë shërbesën e kishës.

Paraardhësi i Françeskut Papa Benedikti XVI ndiqte një linjë më konservatore, duke bërë thirrje për “përpjekje të ndërgjegjshme” për të kundërshtuar martesat brenda së njëjtës gjini.

Në vizitën e tij në Irlandë, Papa u takua me kryeministrin e parë homoseksual të vendit, Leo Varadkar, i cili i tha atij se Irlanda kishte “modernizuar” ligjet e saj duke legalizuar divorcin dhe martesat brenda së njëjtës gjini.Duke përshëndetur një vend ku kontrolli i kishës katolike është zbehur që nga vizita e fundit papale në vitin 1979, Papa Francesku bëri përpjekje të përsëritura për të shëruar plagët e shkaktuara nga një seri skandalesh të abuzimit seksual./tvklan.al

Share: