Home KRYESORE Përgjigjet e HWPL për Realizimin e Paqes: Ligji për Paqe, Aleanca e...

Përgjigjet e HWPL për Realizimin e Paqes: Ligji për Paqe, Aleanca e Feve, Edukimi për Paqe

Udhëheqës politikë, duke përfshirë kryetarët e mëparshëm dhe të tanishëm të shteteve, ministra, kryetare e asambleve kombëtare dhe gjykatësit e Gjykatave të Larta, së bashku me HWPL po bëjnë përpjekje praktike drejt miratimit të një Ligji ndërkombëtar për paqen përmes futjes së dokumentit te DPCW në OKB. Në seancën e këtij viti ndërkombëtar, zyrtarët e lartë dhe komiteti këshillues për të drejtën ndërkombëtare ne HWPL do të realizojnë masa konkrete për të çuar përpara procesin e realizimit të zbatimit të një ligji ndërkombëtar për paqen.

Vitin e kaluar liderët kryesorë fetarë të botës mbajtën një takim për të diskutuar eliminimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve të shkaktuara nga konfliktet fetare dhe krijimin e paqes midis vete feve. Do të ketë 13 anëtarë të pranishëm për Aleancën e Besimeve për Paqen dhe planet do të bashkohen dhe do të gjejnë një marrëveshje të besueshme që do të çojë në aleancën e madhe te feve. Përveç kësaj, rreth 200 liderë fetarë nga Koreja dhe jashtë vendit do të ndajnë përvojat e tyre në pjesëmarrjen në takimet e Zyrës së WARP dhe në efektivitetin e strategjive dhe përpjekjeve të tyre aktuale, si dhe do të bëjnë një premtim solemn për bashkimin e feve të tyre së bashku nën të vërtetën hyjnore te paqes.

Programi i Arsimit për Paqe i HWPL, tashmë po merr më shumë vëmendje dhe mbështetje si një nga shtyllat thelbësore të arritjes së paqësimit ne mbare boten. Në dritën e kësaj filozofie, udhëheqësit në ministritë e arsimit dhe profesionistët e tjerë të arsimit nga shumë vende të botës do të mblidhen në konferencën e Edukimit për Paqe për të ndarë praktikat më të mira dhe metodat e zbatimit të arsimit të paqes në kurrikulat aktuale. Gjithashtu, ata do të bëjnë plane për të ndërmarrë hapa e duhur për të zhvilluar më tej ngritjen e programit te arsimimit për paqes ofruar nga HWPL brenda shkollave bazuar në 12 tekstet te HWPL që janë te përfunduara kohët e fundit.

Lexo edhe : Ndërtimi i një Komuniteti Paqësor përmes DPCW

Share: