Home KRYESORE Shkretëtira është përjetësi… Nga Nadine Gordimer

Shkretëtira është përjetësi… Nga Nadine Gordimer

14 Sep 1988 --- South African Writer Nadine Gordimer --- Image by © Sophie Bassouls/Sygma/Corbis

Përktheu: Elona Caslli

Shkretëtira nuk ka stinë kur çelin lulet, apo kur vyshken. Thjesht shndërrimi i pambarimtë i ditës në natë; jashtë kohës. Dhe ajo vështron me ngulm , jo në sipërfaqen e saj, por në brendi. Nuk ka njësi matëse për hapësirën, shenja që tregojnë largësinë nga një vend tek një tjetër.
Në një film të mjegullt nuk ka horizont, zbehtësia e rërës, me gjurmë të kuqe, me ngjyrë të shndritshme jargavani, me ngjyrën e dritës së mekur; nuk ka vijë ndarëse mes tokës dhe ajrit. Mjegulla e qiellit nuk dallohet nga mjegulla e rërës.

Të gjitha lëvizjet e bashkuara; nuk ka spektatorë.
Shkretëtira është përjetësi.

Share: