Home KRYESORE SKANDALI/ ALUIZNI tallet me shqiptarët, vë në dispozicion numër fals!

SKANDALI/ ALUIZNI tallet me shqiptarët, vë në dispozicion numër fals!

Nëse do të futesh të kërkosh në Google për një kontakt të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNIT, ndër të tjera të tjera do të shikoni dhe këtë numër celulari : 068 698 0433!

Në  momentin që do të tentoni të kontaktoni Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNIT, me anë të këtij numri, do të përballeni me një realitet tjetër: ky numër i përket një qytetari i cili është tregtar dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame, duket se e ka anashkaluar me apo pa vetëdije mashtrimin e hapur ndaj qytetarëve, madje kjo mund të quhet një lloj talljeje për të gjithë ata që kanë kthyer  sytë duke shpresuar legalizimet e pronave të tyre nga kjo drejtori!

News 365.al disponon edhe audion e telefonatës me zotërinë, numri i të cilit është ‘zgjidhje halli’ për të gjithë ata që kërkojnë të komunikojnë me zyrën e ALUIZNIT!!

“Ka shumë raste të tilla”-thotë zotëria, i cili në dukje është  i shqetësuar nga telefonatat, që në fakt kanë tjetër destiancion. Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me ALUIZNIN dhe se është një tregtar i thjeshtë.

Ky shtet jo vetëm që po grabit pronat e njerēzve, por edhe po tallet në nënyrë të hapur me të gjithë ata që janë në shpresë legalizimi banesash apo pronash !!!

News365.al

Share: