Home KRYESORE Sulmi ndaj gazetares/ Reagon ashpër ish-ministri Brendshëm

Sulmi ndaj gazetares/ Reagon ashpër ish-ministri Brendshëm

Për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale edhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Demiraj është shprehur, i tronditur për ngjarjen ku është sulmuar gazetarja dhe familja e saj rreth orës tre të mëngjesit të sotëm, ku u qëlluam 10 herë me breshëri plumbash, drejt banesës së babait të saj.

Postimi i plotë i ish-ministrit Dritan Demiraj:

Te dashur miq,

Ndjehem thellesiht i tronditur per ngjarjen e rende qe i ka ndodhur gazetares profesioniste/investigative Klodiana Lala.

SOLIDARITET me Klodianen dhe familjen Lala.

Perpjekja per ti mbyllur gojen gazetares dhe mediave te pakta te pavarura deshmon per gjendjen e rende kriminale dhe te pakontrolluar te krimit ne Shqiperi.

Krimi është trimeruar nga mosndeshkimi.

DUHET dore e Forte! Kriminelet marrin guxim kur politikanet dhe zyrtaret e larte te Shtetit fyejne gazetaret me terma si Kazan, etj.

Raportet e Freedom House apo Reporters Without Borders e kane paralajmeruar qeverine shqiptare te kete kujdes me intimidimet kundër medias, por mesa duket cdo gje qe paralajmerojne te huajt bie ne vesh te shurdhet.

Inkurajoj Policine e Shtetit te kryeje te gjitha veprimet gjurmuese e zbuluese per te mos lene te pandeshkuar kete krim te rende.

Share: