Home KRYESORE Tabaku: 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit

Tabaku: 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit

Nënkryetarja demokrate e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se 45 biznese në ditë janë mbyllur vetëm këtë vit. Ajo thotë se është një krizë që po përndjek bizneset në Shqipëri.

“45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit! Ka një krizë që po përndjek nga pas bizneset në Shqipëri, një krizë që nuk po lë të ngrenë kokë bizneset që vazhdojnë të mbyllen përditë e më shumë. Të dhënat janë kokëforta dhe në katër vjet janë mbyllur 68,731 biznese ndërsa qeveria përkujdeset që të shmanget nga ky debat esencial. Vetëm gjatë këtij 6 mujori janë mbyllur 66% më shumë bzinese se në 2017.

Janë 45 biznese në ditë që mbyllen si pasojë e taksave të larta që u marrin bizneseve gjithnjë e më shumë para nga arka, për të mos u kthyer asgjë në këmbim. Sipërmarrësit rrëfejnë presionet e qeverisë ndërsa bizneset e tyre janë në krizë nga rënia e konsumit, nga rënia e fuqisë blerëse që çdo ditë e më shumë po tregon se ekonomia lëngon.

Qeveria është kundër sipërmarrjes së lirë dhe të ndershme, e angazhuar që në fillim për t’ua marrë shpirtin dhe për t’i dënuar me taksim të lartë. Sot jemi më të varfër dhe më të taksuar se sa katër vjet më parë. Ky ishte plani i rilindjes dhe fatkeqësisht sot ky është realiteti”, shkruan Tabaku.

Top Channel

Share: