Home KRYESORE Tv serb prezanton hartën e re: Ja si do të duket Kosova...

Tv serb prezanton hartën e re: Ja si do të duket Kosova pas shkëmbimit të territoreve

Televizioni serb “TV Prva” ka prezantuar hartën e Serbisë së Madhe. Aty shihet se deri ku Serbia pretendon në fakt të shtrihet.

Harta e prezantuar nga ky televizion tregon se territori i Kosovës do të rrudhët ndjeshëm, raporton gazeta Blic.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç vazhdojnë ende të kërkojnë mbështetje vendore e ndërkombëtare për shkëmbime territoriale.

Ndryshe nga SHBA-të, që duket se nuk do të pengojnë realizimin e këtij skenari, kancelarja gjermane është shprehur kundër kësaj ideje.

Në Kosovë, të paktën deri tani, presidenti Thaçi nuk ka mbështetjen e asnjë subjekti politik.

Por jo vetëm kaq, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar luftë nëse preken kufijtë. Nga Lugina e Preshevës, liderët politik janë pro idesë për ndërrime territoresh./Opinion.al

Share: