Home KRYESORE U ngjit nga tubat e shkarkimit në katin e shtatë, ja kush...

U ngjit nga tubat e shkarkimit në katin e shtatë, ja kush është grabitësi serial i banesave në Tiranë

Për të vënë në jetë qëllimin për të vjedhur me çdo kusht një banesë, Elidon Alla ishte i gatshëm të merrte përsipër çdo rrezik, qoftë edhe duke rrezikuar të humbasë jetën.

Kështu veproi edhe në vjedhjen e 12-të që realizoi në Tiranë, kur hipi nëpërmjet tubave të shkarkimit në katin e shtatë të një pallati, me synim vjedhjen e një apartamenti që e kishte pikasur me kohë.

Por ndërsa ka menduar se ka kaluar të gjithë peripecinë duke u kacavjerrë nëpërmjet tubave të shkarkimit drejt qëllimit final. pikërisht këtu duket se ka qenë edhe fundi i rrugës së tij si hajdut serial, pasi policia e ka kapur në flagrancë në momentin që po futej në banesë pasi kishin kohë që po e ndiqnin.

Duket si një ngjarje e shkëputur nga filmat me grabitës, por kjo është historia e 24 vjeçarit Edison Balla, hajdutit nga Bulqiza që “punonte” netëve duke grabitur banesa në Tiranë që mbrëmë u arrestua nga efektivët e Komisiariatit Nr 2 të Policisë në Tiranë, të cilët e prisnin në banesën e shtetases S. M, pasi e kishin ndjekur gjithë këto kohë.

Më herët i riu kishte grabitur 11 banesa dhe dyqane në Tiranë, dhe ishte përsëritës në kryerjen e kësaj vepre penale.

Por edhe pse kishte guximin për të vjedhur në kate të larta, 24 vjeçari është treguar i pakujdesshëm me shenjat e gishtave që i kishte lënë në një nga apartamentet ku kishte grabitur, çka çoi edhe në identifikimin dhe arrestimin e tij në rrugën “Sali Butka”

Operacioni

Shtatë apartamente, 2 dyqane, një zyrë dhe një makinë, dyshohet të ketë vjedhur i vetëm që prej muajit prill e deri dy ditë më parë 24-vjeçari Elidon Alla.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte arritur të përvetësonte të holla, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, pa u pikasur nga askush. Por duket se në një prej vjedhjeve që kishte realizuar, kishte harruar të vinte doreza, duke lënë një gjurmë gishti.

Kaq ka mjaftuar që ai të identifikohej dhe Policia t’i vihej pas. Pas krahasimit të kësaj gjurme me ato që ndodheshin në sistem, të personave të skeduar më parë, është përputhur me atë të Elidon Allës. Ai ishte arrestuar më parë nga Policia e Fierit, më 16 korrik të vitit 2016.

Arrestimi i tij në atë kohë ishte kryer pasi shtetasi me iniciale M.D, 29 vjeç, banues në fshatin Suç, të Burrelit, e kishte denoncuar për vjedhje. Sipas kallëzimit të tij, ka qenë duke udhëtuar me të dyshuarin dhe kur kanë ndaluar për të marrë karburant në lagjen “1 Maj”, në Fier, shtetasi Elidon Alla i ka marrë 250 euro, të cilat i kishte lënë në kroskotin e mjetit dhe ishte larguar.

Vjedhjet e kryera nga shtetasi Elidon Alla, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Sali Butka”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S. M.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba “ është vjedhur banesa e shtetasit B. S.

-Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.

– Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018

– Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.

-Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.

– Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 Kodit Penal./Opinion.al

Share: