Home KRYESORE Video/ Momente rrënqethëse, tifozët theren me thika para ndeshjes

Video/ Momente rrënqethëse, tifozët theren me thika para ndeshjes

Rejnxhersi i Stivën Zherardh u përball dje në Gllasgou me Osijekun e Eros Grezdës. Futbollisti i Kombëtares, nuk ishte i disponueshëm për këtë takim për shkak të një dëmtimi. Skuadra skoceze arriti të kualifikohej për më tej teksa barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1, ndërsa në Kroaci kishte fituar 0-1.

Ndërkohë pak çaste para nisjes së sfidës ka pasur një përleshje masive të tifozëve kundërshtar. Në këtë përleshje u plagosën me thikë disa tifozë, ndërsa policia skoceze dhe shërbimi i ambulancës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes suke transportuar të plagosurit dhe neutralizuar dhunën që kishte shpërthyer në rrugë. Raportohet se gjendja e të plagosurve më thikë është e mirë dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Share: